VLORË- Dy mjete kanë shpërthyer në flakë ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një automjet që u përfshi nga flakët në afërsi të fshatit Kaninë në Bypass është shkrumbuar totalisht. Report Tv solli pamjet, ndërsa shkak i flakëve dyshohet një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë, një tjetër mjet është djegur përgjatë Bypass-it në afërsi të fshatit Babicë. Siç duket nga pamjet, shoferi dhe familjarët kanë dalë nga makina e cila ka marrë flakë në pjesën e parë dhe pikërisht në motor për shkak të nxehtësisë.
Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.