Dy monumentet kryesore të botës u errësuan natën e së hënës për të nderuar viktimat e të shtënave në Las Vegas.
“Empire State Building” në SHBA dhe kulla “Eiffel” në Paris i fikën dritat e tyre në shenjë respekti me viktimat dhe të lënduarit e ngjarjes makabër në Las Vegas.
Ndërtesa e "Empire State Building" publikoi një deklaratë duke thënë se do të errësojë ndërtesën në shenjë respekti për viktimat e ngjarjesnë Las Vegas. Një aureolë portokalli u ndez në kullë për të treguar ndërgjegjësimin për vrasjet me armë.

Të paktën 59 njerëz u vranë dhe 527 të tjerë u plagosën kur një 64-vjeçar hapi zjarr me armë në një festival muzikor në Las Vegas natën e së dielës.
Policia deklaroi se Stephen Paddock ka gjuajtur drejt turmës në një koncert nga kati i 32-të i hotelit të Mandalay Bay. Ai u gjet i vetvrarë në dhomën e tij pasi policia hyri në dhomën e hotelit ku rrinte.
Presidenti Trump dënoi të shtënat masive të hënën, duke e quajtur atë "verpimi i një djalli".
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Empire State Bldg remains dark for victims of Las Vegas shooting. Shines orange halo for gun violence awareness. https://t.co/FDJex1Pp4H
— NBC News (@NBCNews) October 2, 2017
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com