VIDEO/ Dy ndeshje larg titullit, Tirana thyen lehtësisht Laçin! Partizani qëndron në garë duke mposhtur Vllazninë

Tirana ka vendosur një tjetër gurë të rëndë për titullin kampion në Superligë, pasi këtë javë ka mposhtur 1-3 Laçin kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në mbyllje të sezonit. Në Kurbin bardheblutë zhbllokuan nga distanca falë golashënuesit Florent Hasani, ndërsa në pjesën e dytë ‘dopietë’ e mesfushorit Ardit Hila, një tjetër i munguar në derbi, vulosi 3 pikët pavarësisht golit të nderit nga Laçi.

 

Bardheblutë vijojnë të kryesojnë kampionatin me 2 pikë më shumë se Partizani ndjekës pavarësisht se të kuqtë mposhtën 2-1 Vllazninë në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet. Të besuarit e Colella-s realizuan fillimisht me Rrapajn, ndërsa po brenda pjesës së parë Eljon Sota dyfishoi. Në pjesën e dytë shkodranët ngushtuan diferencën me Balajn, por goli nuk vlejti më shumë se sa për statistikë.

Kjo humbje i rrezikon edhe vendin e katërt Vllaznisë, pasi Teuta është ngjitur në vendin e pestë falë fitores 1-0 kundër Kastriotit. Për durrsakët të cilët tani tentojnë europën golin 3 pikësh e realizoi Beqja në pjesën e parë, ndërsa për Kastriotin kjo ishte një goditje e rëndë në luftën për mbijetesë.

Kjo edhe sepse Bylisi ia doli të merrte një pikë kundër Kukësit. Ballshiotët edhe pse kaluan në avantazh në minutën e 89 në fund ndanë pikët me një barazim 1-1 kundër verilindorëve. Pas golit të Zguros ky i fundit u ndëshkua me të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë, ndërsa Kukësi në minutën e 102 gjeti baraspeshën po me penallti të realizuar nga Taipi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Erzeni drejt greminës, Egnatia bën arritjen historike! Për herë të parë në Kupat e Europës

Kjo javë ka shkuar keq për Erzenin. Pas largimit të trajnerit Kapllani shijakasit këtë herë janë mposhtur 3-2 nga Egnatia. Për pasojë Erzeni renditet në vendin e tetë me vetëm 2 pikë më shumë se Bylisi i vendit të nëntë. Nga ana tjetër ky për Egnatian ishte një rezultat historik, pasi kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat ka siguruar matematikisht pjesmarrjen në Kupat e Europës. Diçka e cila ndodh për herë të parë në historinë e rrogozhinasve.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet