Pallati i Kongreseve i tejmbushur si rrallëherë ka ushtuar nga duartrokitjet dhe ovacionet. Shkëlqim të veçantë i dha koncerti edhe sopranoja e shquar Inva Mula, e cila interpretoi nën tingujt e violinës së tij disa arie të njohura popullore.
Tinguj drithërues e të fortë të violinës së Olen Cesarit kanë emocionuar publikun. Koncerti, që nisi në orën 19.0 të mbrëmjes, vijoi duke zgjatur për më shumë se dy orë.
Interpretimet e Olen Cezarit dhe tingujt e kristaltë që dalin nga violina e tij kanë qenë si një homazh për pasurinë muzikore tradicionale jo vetëm të vendit të tij, por të të gjithë popujve të botës.
Në një pjesë të koncertit Olen Cesari ndalet dhe kujton një ngjarje historike të veçantë të Luftës Botërore, gjatë së cilës populli shqiptar mbrojti dhe strehoi hebrenjtë.
Olen Cesari shpërthen pas fjalës së tij me një muzikë hebreje, dedikuar një feste që ata e kanë të veçantë.
Olen Cesari ka luajtur plot 40 këngë e melodi me tingujt e violinës së tij. Ashtu siç kishte premtuar, pa ndjekur asnjë skenar të gatshëm, Olen Cezari ka bërë që nata e dytë e koncertit më 20 prill të jetë edhe më e dëshiruar për publikun.
[gallery]21902[/gallery]