Dy pamjet e rrugës së
Kombit, Shqipëri-Kosovë

Dy pamjet e rrugës së<br />Kombit, Shqipëri-Kosovë
TIRANE-  Këto janë 2 pamjet e se njëjtës rruge, qe lidh Tiranen me Prishtinën, te cilat ndahen qartazi ne piken kufitare te Morinës. Madje te ndërtuara nga e njëjta firme ndërtimi, “Bectel Enka”. Vlera e tyre është krejt e ndryshme motivuar kryesisht nga terreni i thyer ne anën shqiptare, megjithëse edhe për këtë nuk kane munguar dyshimet për abuzime.

Ne anën shqiptare 60 kilometrat nga Rrësheni ne Morine kushtuan mbi 1.2 miliard euro, ndërsa ne anën kosovare pjesa e ndërtuar deri tani nga Vermica deri ne “By Pass-in” përtej Prizrenit kushton 300 milion euro.

Por ne këto dite reshjesh dëbore te pazakonta për 2 dekadat e fundit, te udhëtosh ne këto 2 akse, kupton se behet fjale për 2 realitete krejt te kundërta. Sapo hyn ne Luginën e Fanit, autostrada kthehet papritur ne një rruge me një kalim. Dëbora vazhdon te bllokoje krejtësisht njërën korsi, ndërsa prania e ngricave ne rruge dëshmon se nuk janë përdorur skoriet. Vizion plus deklaroi mbrëmë se makinat bllokohen për kilometra te tera, nëse te ndodh te kesh para një maune te ngarkuar me mallra qe ecën ngadalë. Borëpastrueset përpiqen te pastrojnë korsine e dyte dhe për te rikthyer normalitetin ne Rrugën e Kombit.

Mirëmbajtja e rrugës ne anën kosovare te autostradës, bie ne sy sapo kalon piken kufitare qe ndan 2 shtetet. Autoritetet vendore kosovare thonë se janë te pranishme qe ne ditët e para te reshjeve me borëpastruese ne akset nacionale, duke parandaluar një kolaps te qarkullimit. Reagim ky, qe nuk ndodh ne anën tjetër te kufirit.
( ne foto rruga e Kombit, ne te majte Rreshen Morine  ne te djathte Morine- Vermice) 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike