Dy penallti të Ronaldo-s dhe goli i de Ligt, Juventus fiton pastër dhe mban të sigurtë vendin e parë (VIDEO)

Një javë pas humbjes me Napolin Juventus është rikthyer te fitoret pasi në ‘Allianz Stadium’ ka fituar pastër 3-0 kundër Fiorentinës. Bardhezinjtë i patën synimet e qarta që në fillimin e lojës, por u desh të vinte minuta e 40 që takimi të zhbllokohej. Kjo falë një penalltia të akorduar me VAR që u shfrytëzua në mënyrën e duhur nga Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë do të ishte i njëjti protagonist, në të njëjtën mënyrë, me penallti, që do të dyfishonte shifrat. Në minutat në vijim Fiorentina ishte e dorëzuar dhe Juventus me Matia de Ligt realizoi edhe golin e tretë, duke marrë një fitore që të paktën përkohësisht e mban të sigurtë në krye të ‘Seria A’.

Ndërkohë sfida e sotme shërbeu edhe për Ronaldo-n që falë ‘dopietës’ u ngjit në kuotën e 19 realizimeve pas 22 javëve kampionat, 4 gola më pak se Immobile i vendit të parë që ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë