VLORË- Dy persona kanë rënë në një pus në Rromsi të Vlorës.

Sipas informacioneve për "Report Tv, një 55 vjeçar dhe një 23 vjeçar kanë tentuar të rregullojnë pompën brenda pusit. Ndërkohë i ka zënë gazi brenda pusit.

Më pas ata janë nxjerrë nga familjarët dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Ka qenë një fëmijë i vogël që ka konstatuar se dy të rriturit kishin ngelur në pus dhe menjëherë ka thirrur familjarët.

Më pas ata janë nxjerrë me litar dhe shkallë nga pusi.

Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga të lënduarit i është vendosur oksigjen ndërsa personi tjetër është përmendur dhe ndodhet në një gjendje më të mirë shëndetësore.