Dy persona kërcënojnë rojen dhe vjedhin paratë e një firme uji në Lushnjë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme dy persona ende te paidentifikuar kanë grabitur një pjesë të xhiros ditore të një firme uji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në afërsi të rrethrrotullimit të çermës, ku firma ka dhe stabilimentin e nxjerrjes së përpunimit të ujit.

Sipas burimeve nga policia personat kanë kërcënuar pronarin e firmës që është gjendur aty dhe i kanë marrë një sasi lekësh nga xhiroja ditore. 

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Pasi është njoftuar policia ka ngritur postblloqe dhe ka krehur zonën por ende nuk ka rënë në gjurmët e dy personave që kryen grabitjen. Edhe sot grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

Objekti ku ndodhi grabitja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë