Itali-Dy policët të cilët ndaluan dhe vranë njeriun më të kërkuar të ditëve të fundit tunizianin Anis Amri  janë Luca Scata e Christian Movio.

36 vjecari Movio u qëllua nga autori i sulmit në Berlinit në shpatull por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Por polici që vrau 24 vjecarin është  Luca Scata 29 vjec i cili prej 9 muajsh ishte në shërbim prove. Falenderime për policinë italiane kanë dërguar edhe autoritetet gjermane.

Menjëherë në rrjetin social Facebook të 29 vjecarit kanë shpërthyer falenderimet dhe mirënjohja. Edhe ministri i sapoemëruar Marco Minniti ka shprehur mirënjohjen e tij për dy agjentët.

Nrërsa hetimet vijojnë prokurorët e kanë cilësuar tunizianin një person të rrezikshëm, i cili mund të sulmonte sërish.

[gallery]20257[/gallery]

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)