Gjatë qëndrimit në Neë York Kryeministri Edi Rama pati një takim me Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber për të folur për dy projekte të mëdha të energjisë që janë drejt finalizimit.
Bëhet fjalë për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.
"Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali" , shkruan Rama në postimin e tij në facebook shoqëruar dhe me një foto të takimit me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryeministri Rama ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
hec perpara per shqiperin , je gjigand
PërgjigjuKy pp mashtron boten