Dy protesta dhe një aksion simbolik në ditën e punëtorëve në Kosovë

Dy protesta dhe një aksion simbolik në ditën e punëtorëve në Kosovë

Protestë në Kosovë, foto arkiv

Bizneset e vogla të kryeqytetit dhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e një majit ditës së punëtorëve, do të protestojnë në Prishtinë. Kurse, Partia Socialdemokrate për këtë ditë organizon një aksion para Qeverisë së Kosovës.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar, do të protestojë për gjendjen e rënd të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës

Bizneset e vogla do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 09:00.

Sabudin Hasani, përfaqësues i shoqatës “bizneset e vogla”, i ka thënë KosovaPress-it se protesta do të mbahet kundër padrejtësisë dhe diskriminimit që po u bën komuna në shfrytëzimin e hapësirave publike.

Sipas tij, bizneset në këtë protestë po ashtu do të kërkojnë vazhdimin e lejeve për kiosqeve, pasi ata tash e një vit e gjysmë i kanë bërë kërkesë komunës por se ajo nuk ka përfunduar këtë proces.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës./KosovaPress

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike