Dy pyetje, 2 përgjigje për “Emanuelle Adriatic”

Çfarë ka të dyshimtë tek kompania, që ka përzgjedhur qeveria shqiptare si koncensionare të naftës e gazit?
E para është se filialja, së cilës qeveria i ka akorduar koncensionin, nuk ka regjistrime në Shqipëri, Qipro dhe zotëruesja e saj ka rezultate shumë të dobëta financiare në vendin e vet dhe jashtë tij. Së dyti, opinioni nuk ka dijeni për zhvillimin e ndonjë gare për dhënien e 5 mijë kilometrave katrore të ujrave territoriale për t'i shfrytëzuar. Nga ana tjetër, personat që janë në krye të grupit drejtues njihen për veprimtari jo të pastra, që lidhen me shitje ndërkombëtare armësh, apo mashtrim të shteteve të tyre.

A mund t'i gjejë një kompani e tillë fondet për të bërë shpime të naftës në det?
Kjo është një pikëpyetje tjetër. Në kohë krize, kjo është shumë e vështirë, por nafta mbetet një pasuri shumë e lakmuar. Shifrat e financimeve janë jashtëzakonisht të larta dhe kompania nuk i ka ato, në një kohë që edhe aksionet e saj në bursë kanë humbur gjysmën e vlerës në një vit. Le të shpresojmë që ky koncension të mos përfundojë në një aferë spekulative.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur