Dy qeveritë, 100 mijë
euro për Preshevën
Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë akorduar vetëm 100 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës.
PRESHEVE- Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë akorduar vetëm 100 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës. Kyeministri kosovar, Hashim Thaçi, nuk e tregoi shumën, por tha se edhe po t’i ndanin të gjitha paratë e mundshme, nuk do të mjaftonin për shqiptarët e Luginës. “Nuk ka para dhe miliona që e mbulojnë angazhimin e dy qeverive tona ndaj mbështetjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne jemi në konsulta të përhershme me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, u shpreh Thaçi. Ndërkaq, Edi Rama tregoi shumën e saktë të ndarë për shqiptarët e Luginës.
Kjo shumë, sipas tij, është 100 mijë euro, dhe i dedikohet maternitetit në Preshevë. “Ne kemi akorduar 100 mijë euro. Nuk është një shumë e vendosur ashtu rastësisht, por është një shumë që do të mbulojë të gjitha shpenzimet e parashikuara për nevojat që do ta fusin në funksionim maternitetin e Preshevës. Unë ju siguroj se mbledhja e dy qeverive kishte të pranishëm që të gjithë përmes angazhimit të plotë dhe vullnetit të mirë të të dyja qeverive për t’i përfaqësuar të gjithë”, theksoi Rama. Liderët e Luginës së Preshevës shprehen të pakënaqur me 100 mijë eurot e dhëna nga dy qeveritë shqiptare; ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për maternitetin e Preshevës.
“100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për zhileta (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptarë nga Lugina në Prishtinë e Tiranë, të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk iu është hapur universitet në Preshevë?!..”, kanë deklaruar dje dy liderët nga Presheva dhe Bujanoca, Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së bashkë me Jonuz Mysliun, kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.
Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26