Vatër e re infeksioni në fasonerinë e Elbasanit! Infektohet shoferi dhe gruaja e tij...Refuzon të tregojë kontaktet! 18 raste në Krujë (VIDEO)

Një vatër e re e infeksionit është regjistruar në qytetin e Elbasanit! Burime për Report Tv bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me COVID-19 një shofer që transportonte punonjëset në një fasoneri dhe bashkëshortja e tij, e cila është shtëpiake. Konfirmimi i këtij rasti, shton dyshime se ka të prekur të tjerë me koronavirus në këtë fasoneri, ndonëse nuk dihet ende zyrtarisht. 

Mësohet se shoferi ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet për të treguar kontaktet që ka pasur nga ku mund të mësohet se nga ka marrë virusin, apo personat e tjerë që mund të ketë infektuar. Pas konfirmimit të 2 rasteve në Elbasan, është bërë edhe dezinfektimi i banesës së çiftit në lagjen "5 Maji". Mësohet se më pas bashkëshortja është dërguar në dërguar në spitalin infektiv, ndërsa i shoqi është vetëkarantinuar në banesë.

Fasoneritë janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së COVID-19, siç është rasti i Krujës ku janë prekur dhjetëra punonjëse.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja që janë punëtore të dy bizneseve Endi sh.p.k dhe në tjetër, përfshirë edhe familjarë të tyre si raste kontakti.


Lajmi kryesor:

27 viktima me COVID-19 në Shqipëri! 'Shërohet' Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja...25 raste të reja


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin