Dy shkencëtarët amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Mjekësi

Dy shkencëtarët amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Mjekësi

Çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2021 e kanë fituar dy shkencëtarët amerikane David Julius dhe Ardem Patapoutian, zbulimin e receptorëve për temperaturën dhe prekjen.

Sipas Akademisë së Nobelit shpikja e tyre është thelbësore për mbijetesën dhe mbështet ndërveprimin tonë me botën përreth.

David Julius përdori një përbërës nga specat djegës për të identifikuar një sensor në mbaresat nervore të lëkurës që i përgjigjet nxehtësisë.

Ndërsa Ardem Patapoutian përdori qelizat e ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme. Zbulimet e tyre tregojnë se si sistemi ynë nervor ndjen nxehtësinë, të ftohtin dhe stimujt mekanikë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja