Dy shpërthime gjatë marshimit
të paqes, 97 të vdekur në Ankara

TURQI – Dy shpërthime gjatë një tubimi për paqen në kryeqytetin e Turqisë kanë lënë të vrarë të paktën 97 persona, ndërsa rreth 400 të tjerë u plagosën. Shpërthimet ndodhen në qendër të Ankarasë. Pamjet televizive tregojnë skenat e panikut dhe njerëzve të shtrirë në tokë të mbuluar nga gjaku dhe banerat e protestës.

Presidenti, Rexhep Taip Erdogan i ka cilësuar sulmet si “akte terroriste”. Zyrtarët po hetojnë se pas kësaj qëndron një person që vrau veten me shpërthim. Në protestë merrnin pjesë mbështetësit e partisë pro kurdë HDP, ku bëhej thirrje për t’i dhënë fund dhunës mes separatistëve kurdë dhe qeverisë turke. Lideri i partisë kurd, fajësoi shtetin për sulmin dhe e cilësoi atë “masakër të madhe” dhe anuloi të gjitha tubimet elektorale.

Erdogan: Sulm kundër unitetit dhe paqes!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi sot sulmin kriminal kundër militantëve të opozitës, të cilët do të merrnin pjesë në një manifestim për paqe në Ankara. “Dënoj ashpër këtë sulm kriminal kundër unitetit dhe paqes së vendit tonë”, reagoi Erdogan në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të presidencës turke. ”Vendosmëria dhe solidariteti që ne do të tregojmë pas këtij sulmi do të jetë përgjigja më e fortë dhe më domethënëse kundër terrorizmit”, shtoi Erdogan.

BE: Qëndroni të bashkuar kundër terroristëve
Shefja evropiane e Diplomacisë, Federica Mogherini, kërkoi që Turqia të qëndrojë e bashkuar kundër terroristëve dhe kërcënimeve të tjera, pas atentatit kundër përkrahësve të opozitës në Ankara. “Populli turk dhe të gjitha forcat politike duhet të qëndrojnë të bashkuara përballë terroristëve dhe kundër të gjithë atyre që përpiqen të destabilizojnë vendin, që po përballet me shumë kërcënime”, deklaroi Mogherini në një komunikatë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.


— dokuz8 (@dokuz8haber) October 10, 2015

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'Do e shikosh kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës

'Do e shikosh kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës