GREQI - Dy shtetas shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe kontrabandë droge kanë tentuar të arratisen mbrëmë pas mesnate nga burgu i sigurisë së lartë të Domoko.
Duke shfrytëzuar motin e keq dhe shiun e rrëmbyeshëm që binte dy të dënuarit shqiptarë kanë tentuar arratisjen pak përpara mesnatës së natës së kaluar.
Ata kanë mundur të dalin deri në oborrin e burgut dhe kur u përpoqën të kalojnë gardhin, u pikasën nga rojet e jashtëm, të cilët arritën t’i arrestojnë.
Njëri prej shqiptarëve është 29 vjeç dhe po vuan dënimin me burg të përjetshëm për trafik droge dhe vepra të tjera penale, ndërsa i burgosuri tjetër është 24 vjeç dhe është dënuar me 15 vjet për vjedhje.
(as/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com