Dy persona nga Maqedonia e Veriut, 37 dhe 27 vjeç u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës në një operacion të koduar “Fire” (Zjarri).
Policia arriti të faktojë përmes kamerave të sigurisë se djegia e një automjeti në rrugën “Astrit Losha” në zonën e Unazës së Re, nuk ishte aksidentale siç u raportua në fillim. Burrat nga Maqedonia e Veriut i kanë vënë flakën gjatë natës më 4 janar 2024.
Sipas policisë, personat me banim në Maqedoninë e Veriut i kanë vënë flakën automjetit të një vajze, për motive që specifikohen “të dobëta
Në kuadër të tij u bë shpallja në kërkim e shtetasve F. T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç, të dy banues në Maqedoninë e Veriut. Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën "Astrit Losha", për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T.
Dosja është në dorë të prokurorisë së Tiranës.