Sportistët e Tiranës janë vlerësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbrëmjen gala “Yjet e Sportit 2022-2023”. Në këtë mbrëmje gala, u nderuan me çmime disa nga emrat e njohura të sportit shqiptar, duke kujtuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.
Dy sportistët e kryeqytetit, Indrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni dhe veteran i xhudos, Ylli Ujka. Puna sistematike, këmbëngulja e pjesëmarrja në shumë aktivitete, titujt dhe medaljet e ndryshme u kurorëzuan këtë fundvit me këtë vlerësim.
Kampioni Ylli Ujka deklaroi se Indrtit Çullhaj ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion.
“Më vjen ndërmend një shprehje e bërë virale nga Xhek Ma, themeluesi i rrjetit të njohur Ali Baba: “Nëse je 20-30 vjeç, ti duhet të ndjekësh një shef të mirë dhe t’i bashkohesh një skuadre të mirë për të mësuar se si të bësh gjërat mirë. Kur je 30 – 40 vjeç, nëse do të bësh diçka për vetën tënde, bëje. Por kur je 40-50 vjeç, duhet të bësh gjërat të cilat ti je shumë i mirë për t’i bërë. Kur të jesh 50-60 vjeç, harxho kohën tënde duke trajnuar dhe mbështetur të rinjtë për të përgatitur gjeneratën e ardhshme”.
Jam shumë i lumtur që vlerësimin për xhudistin më të mirë të vitit t’ia dorëzoj sportisit Indrtit Cullhaj dhe vlerësimin për trajnerin më të mirë për Lutfi Cullhaj.
Dhe duke iu rikthyer shprehjes së bërë virale, jemi të gjithë krenar që Indriti ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion dhe Lutfiu ndërkohë që po jep kontributin e tij për sportin e xhudos, ku ai po bën diçka për të shpalosur talentin e tij dhe që ka dhënë rezultate konkrete”, deklaroi Ylli Ujka.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47