“Dy standarde për inceneratorin e Fierit”, Partia e Lirisë: Fakte të reja për shkeljet me inceneratorët

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë vijojnë denoncimet mbi inceneratorët, atë që opozita e cilëson si një aferë korruptive. Partia Demokartike akuzon qeverinë se po paguan për një proces që nuk është vënë në funksion, ndërsa Partia Lirisë shigjeton Ministren Balluku dhe Kryebashkiakun Veliaj se nuk kanë kryer monitorimin sipas ligjit të punës së inceneratorëve.

Anëtaret e Partisë së Lirisë Briseida Shehaj dhe Silva Caka kanë zhvilluar një komunikim për mediat lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Nga Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në këtë forcë politike, Brisida Shehaj tha se faktet e reja tregojnë se ka shkelje.

“Kompania e ka të ndaluar të kryejë transaksione jashtë kontratës koncensionare. Gënjeshtrat e MIE janë shkruar me nxitim. Në shkresë që është kërkese për informacion drejtuar kompanisë kocensionare, kërkohet informacion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Inspektimi financiar i MF ka lënë detyra që në dhjetor të 2020. Ministria e drejtuar nga Balluku kërkon informacion për 7 mars 2022 dhe pak ditë para se të vihej në sekuestro inceneratori i Fierit", u shpreh Shehaj.

Shehaj tha se ministrat nuk dinin gjë kur miratoheshin koncesionet, ndërsa sipas saj ata ende në monitorojnë se çfarë ndodh me këto kompani konçenasionare. Caka u shpreh se hetimet e Partisë së Lirisë për çështjen e inceneratorëve do të vijojnë.

Opozita prej kohësh ka ngritur një sër akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptimve e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka prangosur ish ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Luçiano Boçi për inceneratorët: Qeveria po vijon pagesat për incineratorë që nuk punojnë

Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se po vijon pagesat për një incineratorë që nuk punojnë.

Nga Elbasani, Deputet i Partisë Demokratike ka vijuar serinë e akuzave për atë që nga opozita konsiderohet si afera e inceneratorëve.

"Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku "Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna? Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua? Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit", u shpreh Boçi.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/08/2022 17:08

    Ore kto 2 sharabajgat e lesh e dhis a e kan pa shefin e tyre Ilir Metaj spiunin e sigurimit hajdut te vidjo e të ndjerit Dritan Priftit që me një të rame të lapsit merte 700.000 euro . Apo kto sharabajgat nuk e quajn shefin spiun hajdut. O Zot ça po ju bojn Shqiptarve dele. Dalin sharabajgat me bo korektsi.

    Përgjigju
  • Genti: 04/08/2022 16:04

    Kur qenkan bere deputete keto 2 laraskat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni