Në përgjimet e publikuara ditën e sotme, gazetari nxjerr një fakt që sipas saj provon një skandal të përmasave të gjera në Shqipëri. Kjo ka të bëjë mbi organizimin e transportit falas të një furgoni, për të cilën supozohet se është kapur duke folur Gjiknuri.
Megjithatë, ajo që për Peter Tiede është një skandal në Shqipëri, në Gjermani, si dhe në shumë vende të tjera të BE-së apo vende të tjera të përparuara si SHBA apo Kanada, është e rregulluar dhe e lejuar me ligj.
Kodi Elektoral Gjerman, shprehimisht lejon organizimin e autobuzëve apo mjeteve të tjera të transportit falas, nga ana e partive politike, në ditën e votimit.
Në Britaninë e Madhe, Kodi Elektoral si dhe Ligji mbi Procedurat Elektorale, shprehet gjithashtu se partitë politike apo kandidatët kanë të drejtë të organizojnë transportin e zgjedhësve të tyre, përsa kohë ky transport ofrohet falas.
Kodi Elektoral në Britani shkon deri aty sa përcakton që kandidatit i lejohet gjithashtu të transportojë persona me automjetin e tij personal apo përmes vullnetarëve të tjerë, në qendrat e votimit.
Në Kanada, neni 802 i Kodit Elektoral përcakton të njëjtën gjë. Madje, në nenin 804, pika 8, theksohet se transporti i zgjedhësve nuk përbën një shpenzim elektoral, e si i tillë nuk është as i deklarueshëm dhe as i tatueshëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlen e njëjta gjë. Ndonëse kjo rregullohet jo me ligj federal, por me kodet elektorale të shteteve të Unionit, shumica dërrmuese e shteteve lejon shprehimisht organizimin partiak të zgjedhësve. Në shtetet ku kjo nuk përcaktohet me ligj, përsëri nuk ka asnjë sanksion që e kufizon, ndaj nga praktika diçka e tillë ndodh në të gjithë SHBA-të.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, madje disa shtete vendosën që të shpallin transportin tërësisht falas, për të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve, me qëllim që të reduktojnë kostot për partitë politike, duke rritur njekohesisht pjesemarrjen.
Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit europiane, ato të 23-26 majit 2019, në 17 prej 28 shteteve të BE-së u praktikua edhe një formë e re votimi, ajo e qendrave të lëvizshme të votimit.
Votuesit u njoftuan që më përpara se kur kutia e votimit do të vinte pranë banesës së tyre, duke i lejuar që të votonin nga shtëpia apo pranë saj. Një masë e tillë u mbështet nga partitë politike, si një masë efikase që rrit pjesëmarrjen, duke reduktuar kostot e tyre për transportin e zgjedhësve.
Ndërkohë, dy standartet e “BILD” thellohen edhe më tej. Ndërsa veçohet rasti i Gjiknurit, anashkalohet ai i kryebashkiakut të PD, Xhelal Mziu, që sipas pergjimeve transportoi 500 zgjedhës, me shpenzime të padeklaruara që besohet se janë ato të taksapaguesve të Kamzës, për në qendrat e tyre të votimit në Lurë./Lexo.al
GAZETAR GJERMAN MAFIOZ SKISHIM DEGJUAR DHE PARE NDONJEHER, COMPLIMENTI GAZETARVE GJERMAN , PARAJA JU ZENTE SYTE,
PërgjigjuMs Pieter you are doing vary good job more then 1.5 million Albanian peoples supporters you for show audio investigation thanks a lot
Përgjigju