TIRANË – Dy prej studenteve të plagosura rëndë në aksidentin e së hënës në Himarë do të dërgohen për kurim në Vjenë. Lajmi është dhënë nga mjekët e spitalit ushtarak për Tv A1REPORT.
Ndërkohë, ministri i shëndetësisë Petrit Vasili tha për gazetarët se transporti i Florina Pecit dhe Brisejda Guberes do të bëhet nesër në mëngjes me një avion sanitar.
FIZIOTERAPISTET TRAJTIM FALAS
Shoqata e Fizioterapistëve shprehet se do të ofrojë trajtim falas për të gjithë të dëmtuarit e aksidentit të Himarës. Përmes një komunikate për mediat, kjo shoqatë bën të ditur se dëshiron të ofrojë ndihmën e vet të gjithë të rinjve qw pwsuan dwmtime fizike nga aksidenti.
"Në mjekim do të përfshihen të gjitha trajnimet kuruese fizioterapeutike", bëhet e ditur në njoftim e Shoqatës së Fizioterapistëve. Po sipas shoqatës, trajnimet do të bëhen nga profesionistë fizioterapistë në mënyrë vullnetare.
PRESIDENTI PALESTINEZ NGUSHELLIME TOPIT
"Ne emrin tim personal dhe ne emer te popullit dhe udheheqjes palestineze me lejoni qe nepermjet Shkelqesise Tuaj t’i percjell familjeve te viktimave dhe Shqiperise e popullit mik shqiptar ngushellimet me te thella shpirterore per tragjedine qe coi ne humbjen e 13 luleve nga lulet e Shqiperise mike. Lusim Allahun e Madherishem qe t’i meshiroje Shpirtrat e tyre e t’i prehe ato ne Paqe e Qetesi.
Gjithashtu urojme sherim sa me te shpejte te gjitha te plagosurave nga ky aksident dhe nje jete sa me te lumtur per to!
Duke u solidarizuar me dhimbjen tuaj ne shprehim gatishmerine tone modeste per te perballuar kete fatkeqesi me cfaredo lloj ndihme qe e shikoni te arsyeshme", i shkruan presidenti palestin Mahmoud Abbas homologut shqiptar Topi.
HALIMI: DY VAJZA KURIM NE AUSTRI
“Shqetësimi është se dy vajza kanë paraqitur një problematikë shëndetësore të shqetësuar. Me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, kemi bashkëpunuar dhe i jemi mirënjohës se në një komunikim të gjatë dhe pa orar dhe duke komunikuar me Raiffeisen Bank dhe me faktorë të tjerë, kemi arritur në një zgjidhje të përbashkët që të kemi një zgjidhje pozitive, trajtimin e vajzave në klinikë të specializuar në Austri. Do të falenderoja Raiffeisen Bank për transportin e kualifikuar”, deklaroi ministri.
Ministri Vasili bëri me dije se gjendja e vajzave të shtruara në Vlorë si dhe të plagosurave të tjera në Tiranë paraqitet e qëndrueshme dhe drejt përmirësimit.
PAPA I PIKELLUAR PER VIKTIMAT E AKSIDENTIT
Papa Benedikti XVI ngarkoi sot Shkëlqesinë e tij Monsinjor Hil Kabashin, administrator apostolik i Shqipërisë së Jugut, që në emër të tij t’u shprehë familjarëve të viktimave “ndjenjat e pikëllimit të thellë” për tragjedinë e Himarës.
Ja mesazhi i Papës: “I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që t’u paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike.”
BEDRI MIHAJ: NUK DO NXITOHEMI, DO JEMI TE MATUR
Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj deklaron se ekipi i specializuar do të mblidhet në orën 14:30 minuta për të diskutuar nëse gjëndja shëndetësore momentale në të cilat ndodhen studentet Florie Peçi dhe Briselda Gubere lejon transportimin e tyre jashtë vendit.
“Nuk do nxitohemi, do jemi të matur, duke i dhënë cdo lloj ndihme. Kemi konfirmime dhe sugjerime, për të dy rastet. Miqtë tanë na kanë ofruar bashkëpunim dhe gadishmëri, por na takon neve të vendosim. Vendimi për transport merret me ekip mjekësor të rregullt. “- deklaroi Drejtori i Spitalit Ushtarak në një prononcim për shtyp, bashkë me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi. Mihaj u shpreh optimist për gjendjen shëndetësore të dy vajzave ndërsa për 12 studentet e tjera deklaroi se gjëndja e tyre është relativisht e qëndrueshme.
“Gjëndja është relativisht e qëndrueshme për 12 raste. Nuk kanë probleme të rëndësishme për jetën. Problem janë vetëm Florie Peci dhe Guberi që kanë nevojë për mjekë kujdes e asistencë të vazhdueshme sepse janë nën kontrollin e respiratorit dhe kanë dëmtime serioze, por ne kemi shpresë se do ia dalin. Jemi duke punuar për të gjitha drejtimet por do bazohemi në gjendjen shëndetësore të tyre”- tha Mihaj.
SEQUI: U IMPRESIONOVA NGA FORCA E STUDENTEVE
Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi vizitoi sot paradite studentet e plagosura në Spitalin Ushtarak. “Erdha sot në spital të shihja disa nga pacientët. Takova drejtorin i cili më njoftoi për të gjithë masat dhe vura re që i është dhënë trajtimi më i mirë i mundshëm. Është një ngjarje e tragjike na emocioni të gjithëve në shpirt. Sot pata mundësinë të bisedoj me vajzat dhe u habita për forcën që kanë për tu përballur me këtë situatë. Solidariteti që u demostrua në shoqërinë shqiptare që më përforcon një ide tjetër timen se shqiptarët janë në gjendje të bashkojnë forcat për t’i ballë me sukses sfidat.
U DISKUTUA TRANSPORTIMI NE VJENE
Nderkohë që rreth orës 12:00 një burim nga Spitali Ushtarak bëri të ditur se është diskutuar transportimi i tyre, për një kurim më të specializuar në Vjenë të Austrisë. Pak kohë më parë mjekët u mblodhën në një konslutë për të parë mundësinë e ndonjë transportimi të mundshëm jashtë.
Edhe studentja Kaltra Polozhani ka patologji të rënda, ndërsa 11 studentet e tjera të shtruara në Spital Ushtarak ndodhen në gjëndje më të mirë shëndetësore.
REKTORI I UNIVERSITETIT: EKSPEDITA PJESE E PLANIT MESIMOR
Rektori i universitetit Aleksandër Xhuvani ishte vizitoi sot paradite studentetet e plagosura në Spital Ushtarak. Zoti Liman Varoshi tha se gjëndja shëndetësore e 7 studentëve në reanimacion është e mirë . Që nesër pritet që të dalë një pjesë e tyre. Për ato që janë rëndë do t’i bëhet një skaner total. “Por, shpresat edhe për ato janë shumë të mëdha.” I pyetur në lidhje me akuzat e familjarëve se ekspedita ka qenë më detyrim ai u përgjigj: “Nuk ka vërteësi në këtë lajm. Kemi komunikuar me familjarët, na kanë dhënë mirëkuptim. Ekspedita është detyrim i planit mësimor dhe nuk është krijuar këtë vit. Plani mësimor është pjesë e formimit teoriko praktik.” Varoshi u shpreh se do të rishikohet plani mësimor por se duhet zbatuar Karta e Bolonjës.
2 STUDENTET NE KOMA
Burime nga Spitali Ushtarak konfirmuan sot në mëngjes për tv A1 Report, se studentet Florie Peçi dhe Briselda Guberi, mbeten në koma. Ndërsa gjëndja shëndetësore e studenteve të tjera paraqitet më e përmirësuar. Sipas mjekëve Florie Peçi ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në mushkëri dhe në kokë, ndërsa Briselda Guberi ka dëmtime të rënda në organet e brendshme. Mjekët e shohin të vështirë lëvizjen e vajzave për një ndërhyrje jashtë shtetit, pasi lëvizja e tyre për momenti mund t'i rrezikojë jetën. Ndërkohë që gjatë natës vajzat nuk kanë pasur shqetësime apo temperaturë, ç'ka nga mjekët shihet si pozitive. Në Spitalin Ushtarak po trajtohen 14 studente, 9 janë në terapi intensive. Pesë janë jashtë rrezikut për jetën.
SPITALI I VLORES: DY STUDENTE MUND TE LARGOHEN, 4 NE REANIMACION
Ora 10: 35 Drejtori i spitalit të Vlorës Shkëlqim Selami gjatë një prononcimi për TV A1-Report u shpreh se dy prej 10 vajzave të plagosura që gjenden aktualisht në spital mund të largohen sot pasi gjendja e tyre shëndetësore është plotësisht e rehabilituar. Në spitalin e Vlorës gjenden aktualisht dhjetë studente të plagosura nga aksidenti i rëndë i Himarës. Katër nga studentet po trajtohen në reaminacion por janë jashtë rrezikut për jetën, kurse gjashtë të tjera në urgjencën e spitalit.
Sipas Selamit vajzat kanë pësuar dëmtimë të ndryshme, kryesisht të natyrës ortopedike, thyerje dhe fraktura. „ Vajzat i janë nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme dhe trajtimeve të rregullta mjekësore në spital“ shprehet drejtori Selami. Në reaminacionin e spitalit të Vlorë ndodhen studentet: Elidjona Gjinaj 21 vjec nga Laci, Liri Hasaj 21 vjec nga Kavaja, Adiola Mustaku 23 vjec nga Lushnja, Besjana Xheneti 21 vjec nga Kavaja
AKSIDENTI
Në aksidentin e 21 majit te Ura e Vishës,në Himarë, humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studente të vitit të tretë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", shoferi dhe i fejuari i një studenteje, kjo e fundit e plagosur bashkë 25 studente të tjera. Nga të dhënat paraprake burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se aksidenti ndodhi si rezultat i shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nxehjes së ferrotave dhe tamburëve të frenimit. Konkluzioni erdhi si rezultat i marrjes së dëshmive të të mbijetuarave dhe personave të tjerë që kanë parë mjetit të devijonte nga rruga dhe më pas të rëzohej në humnerë.
(rd/im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO - Qeveria një minutë heshtje për tragjedinë