Dy Sudanët drejt luftës

Dy Sudanët drejt luftës

Përshkallëzohet rrezikshëm situata ndërmjet Sudanit dhe Sudanit të Jugut, me luftime në kufi dhe jo vetëm dhe kërcënime për operacione ushtarake në shkallë të gjerë.

Molla e sherrit është një zonë naftëmbajtëse, Heglig, e njohur ndërkombëtarisht si territor i Sudanit, por i pretenduar edhe nga Sudani i Jugut, aty nxirret gati gjysma e prodhimit të naftës në Sudan. Dje trupat e Sudanit të Jugut e morën nën kontroll qytetin e Higlig, duke shkaktuar reagimin e ushtrisë sudaneze, flota ajrore e së cilës bombardoi një qytet në thellësi të territorit sudanezojugor.

Presidenti i Sudanit Bashir, tha se Sudani Jugor po ecën në shtegun e luftës. Nga ana e tij presidenti i Sudanit Jugor Salva Kiir injoroi thirrjet ndërkombëtare për tërheqje të trupave, përfshirë një telefonatë të Ban Ki-Moon dhe tha se vendi i tij po vepron në vetmbrojtje. Sipas Kiir, ushtria kaloi kufirin dhe mori nën kontroll Higlig, pasi prej andej organizoheshin sulme në territorin e vendit të tij.

Sudani ndërkohë ka shpallur mobilizimin e plotë të ushtrisë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital