Dy superministrat Ahmetaj dhe
Gjiknuri, 37 fusha përgjegjësie

Dy superministrat Ahmetaj dhe<br />Gjiknuri, 37 fusha përgjegjësie
Ministria e Financave dhe  Ekonomisë si dhe ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës, edhe pse me emërtime të shkurtra, duket se përfshijnë brenda tyre shumicën e përgjegjësive shtetërore të qeverisë në tërësi.
 
Janë të paktën 37 fusha përgjegjësie për të dyja këto ministri që nisin dhe mbarojnë me çështjet më të rëndësishme të ekonomisë, por edhe ato më të ndjeshmet.
 
Në mbledhjen e parë të qeverisë Rama 2 e mbajtur të mërkurën (13 shtator) u miratuan edhe vendimet respektive për të gjitha ministritë, por në sy bie “fuqia që fshehin” superministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjinkuri.
 
Nga investimet e thuaja, tek investimet e brendshme, koncesionet, zhvillimi urban, telekomunikacioni janë të gjitha këto të përfshira nën “ombrellën” e ministrive të reja që kanë peshën kryesore në kabinetin e ri të Ramës.
 
Cilat janë fushat e përgjegjësisë për super ministritë ?
 
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në përgjegjësi të saj:
1.Politikën makroekonomike dhe fiskale;

2.Administrimin e të ardhurave;

3.Administrimin e buxhetit të shtetit;

4.Menaxhimin e borxhit publik;

5.Administrimin financiar;

6.Menaxhimin financiar dhe kontrollin;

7.Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Europian dhe bashkërendimin e ndihmës së huaj;

8.Inspektimin financiar publik;

9.Bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;

10.Fushën e strehimit;

11.Fushën e punësimit;

12.Fushën e arsimit dhe formimit profesional;

13.Administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore;

14.Marrëveshjet e tregtisë së lirë;

15.Fushën e mbrojtjes së sipërmarrjes dhe biznesit vendas;

16.Nxitjen e investimeve të huaja;

17.Administrimin e pronës shtetërore;

18.Mbështetjen e partneritetit publik privat;

19.Fushën e regjistrimit dhe licencimit të operatorëve ekonomikë;

20.Fushën e shërbimit të akreditimit dhe standardizimit;

21.Fushën e mirëmbajtjes, kalibrimit dhe inspektimit të mjeteve matëse;

22.Fushën e pronësisë industriale;

23.Fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale;

24.Fushën e mbrojtjes së konsumatorëve.
 
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës:
1.Fushën e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.

2. Fushën e standardeve urbane në ndërtim.

3. Fushën e mbetjeve urbane në lidhje me planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve.

4. Hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të infrastrukturës, ku bëjnë pjesë infrastruktura dhe transporti, përfshirë edhe atë me tubacione për ujësjellës-kanalizimet dhe bashkërendimi i politikave të infrastrukturës së mbetjeve urbane në komponentin zbatues të tyre dhe ndjekjen e zbatimin e këtyre politikave.

5. Drejtimin, menaxhimin, supervizimin dhe vendosjen e standardeve teknike të infrastrukturës së rrjeteve rrugore e hekurudhore, tubacioneve, porteve, aeroporteve, ujësjellës-kanalizimeve, venddepozitimeve të mbetjeve dhe digave tëmëdha të hidrocentraleve. Përcaktimin dhe vendosjen e standardeve për të gjitha llojet e mjeteve të transportit dhe organizimin e drejtimit të kontrollit shtetëror të sigurisë teknike në sferën e shfrytëzimit.

 6.Monitorimin e realizimit të standardeve të përcaktuara në funksion të zhvillimit të infrastrukturës në transport, ujësjellës-kanalizime, si dhe të punimeve të ndërtimit për zbatimin e rregullave për kontrollin e disiplinimin e tyre në aspektin financiar dhe teknik.

 7.Zhvillimin e hapësirës së nismës së lirë private në aktivitetet e shërbimit të llojeve të transportit, si dhe krijimin e kushteve për një konkurrencë të drejtë ndërmjet llojeve të transportit e zhvillimin e konkurrencës në sistemin e licencimit.

 8.Drejtimin, përmirësimin, zgjerimin dhe zhvillimin e shërbimeve të informacionit në transport dhe infrastrukturë për sigurimin e burimit të të dhënave të gjithanshme e të vazhdueshme, për krijimin e kushteve lehtësuese të të gjithëpërdoruesve dhe operuesve vendas e të huaj, si dhe të përshtatshme për t’u inkuadruar në sistemet evropiane të informacionit.

 9.Sektorin e energjisë, burimeve energjetike, përfshirë edhe burimet e rinovueshme të energjisë, eficencën e energjisë dhe ndryshimet klimatike.

10. Sektorin e hidrokarbureve (naftë dhe gaz).

11.Sektorin e minierave dhe gjeologjisë.

12. Sektorin e industrisë joushqimore.

13.Telekomunikacionin dhe shërbimin postar./Monitor

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS