PRISHTINE - Policia e Kosovës arrestoi sot dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kastriot Gërbeshin dhe Januz Shatrin, duke e cuar ne 23 numrin e aktivistëve të tjerë të ndaluar të kësaj force politike opozitare. Disa prej tyre aktualisht janë nëpër masa të ndryshme policore, nga të cilët 13 janë nëpër burgje.
Përmes një deklarate për mediat Vetëvendosje e quan arrestim e tyre politik duke kërkuar njëherësh lirimin e aktivistëve.
"Kjo është një fushatë persekutimesh politike që të kujton kohën e regjimit jugosllav. Opozitarët, veçanërisht Lëvizja VETËVENDOSJE!, po trajtohen si cak i abuzimit policor. Arsyeja pse po ndodh kjo është për shkak të dëshirës të pangopur të Hashim Thaçit për t'u bërë President dhe për shkak të mospranimit të zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për ngërçin politik që e ka prodhuar veprimtaria antikushtetuese e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe ndaljen e kësaj fushate të përndjekjes për arsye politike", thuhet në deklaratë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com