TIRANË - Dy të rinj u arrestuan nga policia e kryeqytetit, pasi teksa udhëtonin me makinë, kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish-Bllokut në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë, ata kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 2  duke mos iu bindur urdhrit për kontrollin e automjetit, por me ndërhyrjen  e forcave "Shqiponjat", u vunë në pranga . 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Numër u bë arrestimi në flagrancë i s K.Rrapi,  28 vjeç dhe  R. Petritaj 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Të rinjtë - sipas policisë -  rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm "kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së Komisariatit numër 2  duke i penguar ata për  të mos kontrolluar automjetin në të cilin qarkullonin, pasi  kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut" .

Policia njoton se "materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim".