Dy varka me refugjatë sirianë
mbërrijnë në territorin e Britanisë

Dy varka me refugjatë sirianë<br />mbërrijnë në territorin e Britanisë
Dy varka me refugjatë kanë zbarkuar në një bazë ushtarake të Britanisë së Madhe në Qipro që shërben për bombardimin e ISIS. Dy varkat me 114 refugjatë sirianë kënë ngritur alarm pasi nuk janë kapur nga radarët.
 
Kjo është hera e parë që prej nisjes së krizës së refugjatëve që ata zbarkojnë direkt në tokën e Britanisë, vetëm pak metra larg pistës që përdorin avionët për t’u ngritur.
 
Britania akuzon si përgjegjëse Ministrin e Mbrojtjes të Qipros, pasi në vend të refugjatëve mund të ishin militantët e ISIS.
 
Varkat e refugjatëve kanë zbarkuar në Akrotiri, në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Fillimisht u fol për katër varka, por më vonë u saktësua se bëhej fjalë vetëm për dy ku gjendeshin 114 emigrantë (67 meshkuj, 19 femra dhe 28 fëmijë).
 
Emigrantët pritet t’u dorëzohen autoriteteve qipriote. Britania ka marrëveshje me Qipron që prej vitit 2003, ku Qipro merr përgjegjësitë për situata si kjo.
 
Para kësaj marrëveshjes, një varkë me emigrantë që mbërriti në këtë ishull në vitin 1998, futi dy vendet në labirinth ligjor.
 
Ende disa nga 75 emigrantët që mbërritën 17 vite më parë jetojnë në bazën britanike. Ata u lëvuzën nga Akrotiri në Dhekelia që është baza më e madhe e Britanisë në ishull.
 
Sot pas 17 vitesh, 21 prej tyre janë ende në këtë bazë ushtarake. Baza është një prej dy territoreve të Britanisë së Madhe në Qipro, vend të cilin e ka pasur koloni deri në vitin 1960.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit