Dy zjarre brenda një harku kohor prej 20 minutash janë shfaqur njëri në hyrje të Beratit vendi quajtur Ura e Hanit tjetri në lagjen ish Uzina e baterive. Në të dyja zonat e zjarrit reparti MZSh Berat kanë shkuar në shpejtësi për të vënë nën kontroll zjarrin.
Burime nga MZSh bëjnë me dije se zjarri në lagjen e ish uzinës baterive rrezikonte banesat ndërsa ai pranë Urës së Hanit rrezikonte pompat e ujit. Ka qenë forcat repartit zjarrfikëse të cilat të mirë organizuar kanë përballuar duke vënë nën kontroll të dyja vatrat e zjarrit.
Zjarri është vënë nga persona të cilët kanë djegur mbetjet më tej zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe banorët kanë lajmëruar MZSH Berat kjo e fundit ka vënë zjarrin nën kontroll duke shpëtuar mrekullisht banesat dhe pompat e ujit. Këto zjarre janë tre raste brenda 24 orëve në qarkun e Beratit.
Ndërsa një i rënë në Tërpan ku u shkrumbuan dhjetëra ha pyje pishe dy të tjerët në orët mbrëmjes duke rrezikuar banesa dhe pompën e ujit.