Shkrumbohet 10 ha tokë në Fier, zjarrfikësit 6 orë 'luftë' me flakët (VIDEO)
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Alket Halimi tha se në fillim zjarri ka rrezikuar dy stalla, por fatmirësisht tashmë situata paraqitet e qetë. Nga flakët janë djegur rreth 300 rrënjë ulliri, e ndërsa pjesa tjetër me shkurre.
Redaksia21 Gusht 2019, 14:45 | Përditesimi: 21 Gusht 2019, 20:10
PATOS- Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë në fshatin Peshtan të Fierit ku deri më tani janë djegur më shumë se 10 ha tokë.
Prej më shumë se 6 orësh zjarrfikësit kanë qenë në terren në "luftë" me flakët, ku fatmirësisht kanë arritur që të vënë në kontroll zjarrin. Situata është paraqitur e vështirë për shkak të terrenit të thepisur, ku në vendngjarje kanë mbërritur rreth 100 zjarrfikës, edhe nga Bashkia e Patosit. Në një lidhje telefonike për Report Tv, shef i zjarrfikëses në Patos, Alket Halimi tha se në fillim zjarri ka rrezikuar dy stalla, por fatmirësisht tashmë situata paraqitet e qetë. Nga flakët janë djegur rreth 300 rrënjë ulliri, e ndërsa pjesa tjetër me shkurre.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Duke bërë një krahasim me vitin e kaluar, Halimi tha se këtë vit, janë regjistruar më pak vatra zjarri.
"Ka përmasa dhe shtrirje të madhe, për momentin ka vatra të vogël, por punohet me të gjitha mjetet. Nuk dihet ende shkaku, në momentin e para të zjarrit rrezikoheshin dy stalla të mëdha, për momentin nuk ka rrezik, janë djegur një sasi e konsiderueshme ullishte. Janë djegur gati rreth 10 ha, por jo e gjithë me ullinj, por edhe me shkurre. Është shumë e vështirë ndërhyrja, rreth 100 forca zjarrfikëse edhe nga Bashkia e Fierit. Kemi marrë njoftimin nga qytetarët. Duke parë situatën është kërkuar ndihmë edhe instancave të tjera. Të krahasuar me 2 vite më parë, situata e zjarreve është më e mirë, vetëm muaji gusht ka pasur pak problematikë", tha Halimi.
Shyqyr më në fund Fier gjitonet se u kalb Vlora nga pislleku i lajmeve të pista. Rrezik gjitonet na e sabotojne turizmin
Përgjigju