Dy vëllezër nga Prizreni janë rrahur me njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshje për pronën.
Të dy kanë përfunduar në spital dhe më pas në polici ku kanë dhënë dëshmitë e tyre.
“Prizren 04.07.2021 – 06:45. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftim.