DURRËS- Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv, bëhet fjalë për një shtetas sirian dhe një 70-vjeçe, në dy ngjarje që nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.

Mësohet se shtetasi sirian, 20-vjeç i seksit mashkull është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta. Identiteti i tij nuk dihet ende, teksa mësohet se është gjetur i pajetë në lagjen nr.1 në Durrës, pranë Torrës Veneziane. 

Policia në njoftimin zyrtare bën me dije se 20-vjeçari ka rënë nga kati i 3-të i ish- hotel Vollgës, i cili aktualisht është i pabanueshëm. Uniformat blu e përjashtojnë si mundësoi që të jetë grabitur dhe më pas të tjerë vrarë, pasi disa sende personale dhe telefoni  i tij janë gjetur në hotelin ku mendohet se 20-vjeçari strehohej. 

Viktima, shtetasi sirian

Ndërkohë, në lagjen numër 10 të qytetit bregdetar, një banesë është përfshirë nga flakët e për pasojë ka humbur jetën 70-vjeçarja e identifikuar si Dashurie Koçi. Zjarri ka rënë rreth orës 05:00 në katin e dytë të një pallati. E moshuara jetonte e vetme duke e bërë të pamundur që ajo të shpëtonte nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

Banesa e përfshirë nga flakët ku humbi jetën 70-vjeçarja në Durrës