Korçë/ Si nisi sherri për trashëgiminë e një apartamenti! 61-vjeçari erdhi nga Greqia dhe vrau djalin e kujdestares së babait, më pas veten

KORÇË- Report Tv sjell detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Korçë, ky dy persona mbetën viktima të një sherri për pronën.

Sherri për pronësinë e shtëpisë, ka bërë që 61-vjeçari Ilio Lluka të qëllojë 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë qëlloi dhe veten.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë.

Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, thonë fqinjët.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

Si ndodhi vrasja?

60-vjeçari ka shkuar në lokalin ku Emiljano po pinte kafe, pasi i ka kërkuar të dalë jashtë e ka qëlluar 3 herë duke e lënë të plagosur rëndë, më pas me një plumb i ka dhënë fund dhe jetës së vet. Emiljano Pine, i cili njihej dhe me identitetin Jorgo Prifti humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë