Dy fëmijë të prekur nga HIV/AIDS kanë humbur jetën në vitin 2011 në spitalet tona. Njëri prej tyre, 14 vjeç, nga një rreth verilindor i vendit dhe tjetri vetëm 7 vjeç, kanë qenë disa herë të shtruar në spital, por kjo nuk i ka ndihmuar mjekët që të kapin në kohë sëmundjen e tyre.

Ata janë diagnostikuar vetëm në ditët e fundit të jetës së të miturve, ku ka qenë i pamundur trajtimi i tyre. Njërit prej tyre i është nisur kura, por pa efekt.