Dy vjet nga aksidenti tragjik, Xhaçka kujton 'Dëshmorët e Atdheut': Reformim forcave ajrore

Në Bazën Ajrore të Farkës është përkujtuar 2-vjetori i rënies në detyrë të dy “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën në një aksident ajror gjatë kryerjes së detyrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoni, bëri me dija se në funksion të rritjes së sigurisë për Forcën Ajrore, ashtu si dhe në forcat e tjera vijon procesi i reformimit dhe i modernizimit.

“Ashtu si edhe një pjesë tjetër e ushtrisë, tanimë në NATO edhe arma e aviacionit ndodhet në një proces reformimi dhe modernizimi, për rritjen e performancës dhe kapaciteteve tona në hapësirën ajrore. Specifika e profesionit të ushtarakut është përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën e tyre. Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merë përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për t'i shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij.

Ky angazhim solemn i një ushtaraku na detyron të gjithëve të kujtojmë me respekt sakrificën e atyre që jeta ju pre shkurt, ju pre në lule të moshës, por edhe gjithë të tjerëve që i shërbejnë atdheut të përbashkët dhe që kanë marrë përsipër rreziqet që ju cenojnë jetën dhe profesioni i pilotit mbetet një prej tyre. Sigurisht, trajnimi, taktika, pajisjet përdorimi i elementëve të tjerë që i janë shtuar ose përmirësuar me kalimin e kohës e kanë ulur probabilitetin e aksidenteve”

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

“Dëshmorët e Atdheut”, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha ranë në krye të detyrës dy vite më parë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC -145 në Grizhë të Malësisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor, ku mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist, Gerald Baramuça.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • analisti zvicer.: 07/04/2018 15:57

    investimet kapitale duhen te behen ne ushtri. gjuthon dehet shpresuar dhr llogaritur vetem ne ushtrin shqiptare,dhe askend tjeter. shemvulli,qe turqia e greku jane ne nato,por forte kush nuk merakoset ne probleme te tyre per ishuj. dhe priva tjeter.qe shqiperia eshte ne nato,por greku grabit deti.

    Përgjigju
  • Solidar: 07/04/2018 11:41

    I paharruar kujtimi i dy piloteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore