Dybala 'nxjerr zbuluar' Juventusin: Deklarata e klubit ishte ndryshe nga marrëveshja

Dybala 'nxjerr zbuluar' Juventusin: Deklarata e klubit ishte ndryshe nga marrëveshja

Paolo Dybala

Juventus u dënua me heqjen e 15 pikëve nga klasifikimi në Serie A. "Mashtrimet financiare" me bilancet e lojtarëve dhe rrogat kanë bërë që bardhezinjtë të vuajnë për shkak të manovrave të bëra në kohën e pandemisë. Reagime në lidhje me këtë çështje ka pasur edhe ish-futbollisti i "Zonjës", Paolo Dybala. Argjentinasi së fundmi është shprehur se ndryshe nga sa kishin rënë dakord me klubin për heqjen dorë nga tre muaj rrogë, deklarata e Juventus thoshte se marrëveshja ishte për katër muaj.

"Propozimi i klubit ishte që të mos merrej rroga e katër muajve. Ne nuk ramë dakord sepse nuk donim të hiqnim dorë nga kaq shumë muaj. Ajo që mbaj mend ishte se kishte dalë një njoftim për shtyp. Duke lexuar deklaratën, aty shkruante që ne kishim hequr dorë nga katër muaj nga rroga dhe jo tre. Ajo nuk ishte marrëveshja që ne arritëm. Ata thanë se ne kemi hequr dorë për katër muaj, por jo", tha Dybala.

Kujtojmë se hetimet e Prokurorisë dhe Federatës Italiane të Futbollit tanimë janë spostuar te klubet e Milanit dhe Napolit, me futbollin italian që është pranë një "furtune".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK