Dybala sinjal Barcelonës: Dua të
luaj me idhullin tim, Lionel Messi

Dybala sinjal Barcelonës: Dua të<br />luaj me idhullin tim, Lionel Messi
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala e sheh të ardhmen larg Juventusit. Pas golit të shënuar ndaj Romës, që ka vlerën e më shumë sesa 3 pikëve, sulmuesi është shprehur për mediat italiane se ka shumë dëshirë që të luajë në një ekip me Lionel Messin.
 
"Unë jam i përqendruar te Juventusi drejt trofeve. Dëshira ime asnjëherë nuk është fshehur, unë dua të luaj me Messin në skuadër.
 
Këtë e kam thënë edhe më parë, e them edhe tani. Messi është idhulli im, dua ta kem në skuadër" tha Dybala.
 
Ndërsa përsa i përket një oferte nga Barcelona, argjentinasi tha “Të them të vërtetën nuk jam në dijeni nëse njerëz të Barcelonës ishin brenda në stadium gjatë sfidës me Romën”.
 
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez ishte në Torino për të ndjekur nga afër yllin argjentinas në ndeshjen ndaj Romës.
 
Lëvizja e Dybala drejt Barcelonës do t’i mbyllte derën Pogbasë duke e kaluar në plan të dytë.



d.b/shqiptara.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim