Dyfishohet numri i adoleshentëve të përfshirë në krime! Psikologia: Teknologjia përkeqësoi situatën

Krimet e kryera nga adoleshentët janë dyfishuar gjatë dy viteve të fundit. Statistikat e policisë së Elbasanit janë alarmante. Në 6 muajt e parë të këtij viti, 70 vepra penale janë kryer nga grupmosha 14 deri në 18 vjec. Ndërsa në 2022 ishte gjysma e tyre. Avokatë dhe psikologë flasin për shkaqet!

Numri i adoleshentëve të përfshirë në ngjarje kriminale është rritur në një afat të shkurtër kohor, nëse krahasojmë vitin 2022 me 2024-ën.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Elbasanit në vitin 2022 ishin 74 të mitur në konflikt me ligjin, në vitin 2023, 95. Ndërsa në 6 muaj e parë të ketij viti jane 70 raste, aq sa ishin për 12 muaj në 2022-shin.

Shkaqet janë komplekse, por gjithçka nis tek familja pohon psikologia, Elida Kërçyku, ndërsa teknologjia vetëm sa e ka përkeqësuar këtë situatë.

“Ne vëmë re në këto videot që përhapen në këto rrjete sociale janë sfida siç quhen ndryshe që të miturit përfshihen për t’u dukur ‘trendi’ para vajzave ose shokëve, duke vjedhur diçka në supermarket apo duke u përfshirë në ndonjë zënkë. Këta të mitur përfundojnë duke kryer një vepër penale dhe duke u dënuar për të. Shpeshherë ata vijnë nga familjet me problem social ekonomike”, tha psikologia Elida Kërçyku.

Specialistët e ligjit pohojnë se të miturit janë targeti më i prirur për të kryer një sjellje devijante për shkak se u mungon informacioni që veprimi i tyre përbën një vepër penale.

“Kjo ka të bëjë me mungesën e informacionit. Të miturit nuk e dinë që drejtimi i automjetit pa një leje drejtimi është vepër penale dhe dënohet sipas kodit penal. Mbajtja e një thike apo një doreze është vepër penale. Institucionet kryesisht ato arsimore duhet të japin më shumë informacione në lidhje me të miturit”, tha avokat Ledian Muzhaqi.

Po çfarë mund të bëhet në kushtet kur të miturit gjithnjë e më shumë po shkelin ligjin?

 “Ajo që do të fuksiononte më së miri është që këto familje që kane probleme social-ekonomike sociale të mbështeten nga shteti, për të ndihmuar fëmijët e tyre të paktën me veshje dhe pagesa minimale mujore informimi dhe trajnimi i stafeve akademike që këta fëmijë mos të nxirren jashtë orës së mësimit. Komuniteti, shërbimi social, mësuesit apo të gjitha çfarëdo lloj instance tjetrë qeveritare të bëjmë atë që duhet për të shpëtuar ato veprat penale tek të miturit, që ndonjëherë nxiten nga dëshira për tu dukur sesa për të bërë një vepër penale”, theksoi Kërçyku.

Edhe pse numri më i madh i veprave penale kanë të bëjë me drejtim mjeti në mënyrë të parregullt nuk përjashtohen krimet e dhunshme, si vrasje e plagosje me dashje. Po kështu të miturit, e grupmoshës 14-18 vjeç kanë kryer dhe vepra të tjera penale si shkatërrim prone apo shpërndarje e lëndeve narkotike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime