Një shqiponjë dykrenare është vendosur sot në një nga rrugët kryesore në lagjen Fushë-Tophanës, e cili ndan komunën e Çairit me atë të Butelit.

Kjo shqiponjë është e ngjashme me shqiponjën dykrenare që është në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, por deri tani ende nuk dihet se kush është personi që e ka ideuar apo e ka vendosur simbolin e shqiptarëve në Maqedoni.

Edhe komuna ku është vendosur shqiponja nuk ka informacion se kush mund ta ketë vënë këtë simbol të shqiptarëve në Maqedoni.

shqiponja maqedoni

shqiponja maqedoni



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)