Dyndje romësh te Avokati
Totozani: Kthehuni në çadra

Dyndje romësh te Avokati<br />Totozani: Kthehuni në çadra
Familje të tjera rome pushtojnë ambientet e institucionit të Avokatit të Populli. Pas pritjes dhe strehimit që Avokati i Popullit i bëri 8 familjeve rome pak ditë më parë, të tjera familje në nevojë janë paraqitur në zyrat e tij duke kërkuar një strehim apo edhe një punë.

FAMILJET ROME: JEMI PA SHTEPI, BASHA NA MASHTROI
Familjet rome, akuzojnë kreun e bashkisë, Lulzim Basha, për premtime boshe dhe shprehen se shpresa e vetme për ta është Avokati i Popullit

“Jemi në kushte të vështira, pa shtëpi pa katandi, kemi 5 vjet nuk kanë gjetur një rrugëzgjidhje. Ata bëjnë dallim racial. Banoj te buza lanës, na u sëmurën fëmijët. Shpresat nuk i humbim për të gjetur një banesë. Të na rrojë Avokati i Popullit, që nuk i humbim shpresat” shprehet vajzë rome.

Kërkojmë edhe ne një strehim, jam me 4 fëmijë dhe pa burrë, mbledh kanace për të ushqyer fëmijët. Nuk marrë as asistencë dhe asnjë ndihmë ekonomike. Jemi si të gjithë të tjerët edhe, nuk duhet bërë dallim rrace” thotë një nënë rome.

Vota të ka ardhur Lulzim Basha? I ke parë kushtet Lulzim? Ai na premtoi për fushatë shtëpi. Na mori votën dhe na harroi” shprehet një tjetër rome.

AVOKATI I POPULLIT: KTHEHUNI NE CADRA, PO PUNOJME PER JU
“Do ju kërkoj në mënyrë miqësore, kthehuni në shtëpitë tuaja që në të punojmë qetë. Nëse këtu ka hilaritet ne nuk punojmë dot. Ne po punojmë vetëm për ju. Kthehuni në shtëpi e bëni jetën tuaj normale. …Mos shkoni në oborret tjera, lëni institucionet të punojnë për ju. Vazhdoni jetën tuaj normale. Na lini ne të punojmë. Jua kërkoj si njeri. Merrni kalamajt e kthehuni. Unë ju kam premtuar që do të merrem përditë me ju. Problemi është në rrugë zgjidhjeje, ju lutem mos më kundërshtoni.
- Ndërhyrjes së një gruaje rome “shiko si po jetojnë kalamajt tanë.” Totozani u përgjigj: “I dimë se ku po shkoni jemi të ndërgjegjshëm për gjëndjen tuaj. Edhe unë kam dy fëmijë. Do lëmë familjet tona të rrinë me njerëz të tjerë, ne do merremi me ju. Shkoni në shtëpi nuk zgjidhim gjë duke qëndruar të gjithë këtu. Edhe njerëzve të tjerë që vijnë nga ju, thuajini të rrijnë në çadra, mos vini këtu. I dimë hallim e ushqimit, arsimitmit, punësimit. Juve ju është hapur një derë e madhe. Do ta lini derën e madhe të hapur? Miqësisht nëse ne do rrimë këtu me ju ne nuk zgjidhim dot gjë, puna jonë është tavolina kompjuteri.”- tha Totozani. Ndërkohë që romët vazhdonin ti kërkonin ndihmë “Mendo si për kalajmajtë tuaj”.
- Totozani u përgjigj “I di zonjë e kam me pasion që tju ndihmoj. Thoni dhe njerëzve të tjerë. E dimë që vuni,,po rrinë në çadrat tuaja dhe na lini të punojmë. Do ju njoftojmë nëpërmjet mediave.
- Pas kësaj fjalë romët u bindën dhe u larguan nga ambientet e Avokatit të Popullit, duke ngelur vetëm 8 familjet që janë vendosur aty prej 3 ditësh.

FAMILJET E STREHUARA DY DITE ME PARE
Dy ditë më parë rreth 20 romë, burra, gra e fëmijë të hipur në 2 kamionçina të vogla kanë hyrë ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Në kamionçina kishin transportuar dhe plaçkat e tyre.

Nisur me premtimin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani i cili deklaroi se nëse nuk gjendet zgjidhja për 15 familjet rome që i ka përzënë pronari i tokës, në Babrru do i strehojë në oborrin e institucionit që ai drejton, ata kanë marrë plaçkat dhe janë transferuar te Avokati i Popullit.

Më pas janë ngritur 2 çadra mu përpara derës së Avokatit të Popullit, ndërsa nga ky institucion është vënë në dispozicion salla e mbledhjeve, ku do të strehohen fëmijët dhe gratë.

ZGJIDHJA E BASHKISE SE TIRANES
Bashkia e Tiranës vendosi të ndërhy duke i ofruar një strehim të përkohshëm romëve në palestrën e shkollës “1 maji”. Zgjidhje kjo që nuk i pëlqeu Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Totozani ka falënderuar bashkinë e Tiranës për ndihmën që po jep për këta qytetarë në nevojë, por ndërkoha ka kritikuar vendimin për strehim të përkohshëm në palestrën e shkollës.

“Falenderoj bashkinë për ndihmën që po i jep këtyre qytetarëve, por mendoj se vendosja e tyre në palestër nuk është zgjidhja e duhur. Duhet rezervuar një trajtim më dinjitoz ndaj këtyre qytetarëve dhe nevojitet një zgjidhje përfundimtare” është shprehur Avokati i Popullit Igli Totozani.

Sot, bashkia ka ndryshuar përsëri planet për 8 familjet, duke menduar për një tjetër destinacion. Si strehim besohet se do përdoret një magazinë në zonën e Kombinatit. ah/sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024