TIRANË - Pas lajmit për shtrenjtimin e patentës në një të ardhmen të shpejt mbi 40 mijë lekë, në qendrat shëndetësore ka dyndje qytetarësh që nxitojnë të marrin raportin mjekësor që u nevojitet për regjistrimin në autoshkollë.
Nora Burda, mjekja okuliste në qendrën shëndetësore 9 thotë se kryen deri në 70 vizita në ditë, një numër ky i dyfishuar pacientësh në ditë pune të zakonshme.
“Ne kemi pas bërë më para 30-40 vizita në ditë, tani kemi bërë 60-70. Ideja është që është pak shumë , por kur njerëzit kanë nevojë dhe janë në situata të tilla ne duhet gjithmonë që t’i ndihmojmë dhe t'iu mbarojmë punë se edhe ne po të ishim vetë do të na pëlqente që dikush të na ndihmonte. E kuptojmë dhe arsyen se pëse ata nxitojnë.”-tha Nora Burda, okuliste.
Megjithatë nga gjithë ky fluks i arsyetuar tashmë, mjekja thotë se janë nxjerr në pah problematika që pacientët më parë i kanë neglizhuar.
“Problematikat më tepër paraqiten tek grupmoshat 18-19 vjeç, te subjektet që e bëjnë patentën për herë të parë dhe qëllon që nuk kanë bërë ndonjëherë vizitë okulistike për problemet e refraksionit , për problemet që mund të jenë të lindura dhe kur vijnë këtu që vizitojnë të dy sytë dhe vetë habiten dhe thonë si ka mundësi që nuk shikojmë. Problematika ka dhe te moshat e mesme apo ata të cilët janë pak më të moshuar”, tha mjekja okuliste.
Njerëzit po nxitojnë të kryejnë vizitat mjeksore me qellim për të hyrë në kursin e patentës, para se ajo të shtrenjtohet. Deri tani ka një draft marrëveshje midis shoqatave të autoshkollave, tatimeve dhe DPSHTRR, por që ende nuk dihet se kur patenta do të kushtojë më shumë.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
a doli nai gjo a medet
Përgjigju