Dyshime për puthje mes Ermalit e Françeskës

Dyshime për puthje mes Ermalit e Françeskës
Françeska shkon pranë Gracianos e i shpjegon se nuk ka patur asnjë puthje mes saj dhe Ermalit. Graciano shprehet se atij i është dukur sikur i ka parë të puthen, por Françeska i betohet se nuk ka ndodhur, por shton se i pëlqen fakti që është diskutuar aq shumë në shtëpi për këtë temë. Ajo thotë se nëse do të ishte puthur me Ermalin, do ta kishte pranuar këtë gjë, pasi e di që kudo në shtëpi ka kamera, e nuk mund t’a fshehë.

Albulena komenton se Ariola mbrëmë këmbëngulte se i ka parë Ermalin e Françeskën duke u puthur, por Ariola e dëgjon e ndërhyn duke i thënë Albulenës se dhe ajo e ka thënë diçka të tillë. Albulena më pas, afrohet tek Ariola pasi nuk do t’a lërë pa sqaruar bisedën e i thotë se Ariola nuk ka përse të mërzitet me të.
Ariola përgjigjet se Albulena ka qenë vetë prezente në momentet që banorët mendojnë se mes Ermalit e Françeskës ka patur një puthje, e ajo shton se nuk dëshirën që Ermali ta bëjë për budallaqe. Ariola shprehet se me Ermalin nuk ka frikë të përballet dhe thotë: “Ai është i dobët”.
(SU/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)