Dyshimet, a është xhamajkani
radikal autori i sulmit në Londër?
 

Dyshimet, a është xhamajkani<br />radikal autori i sulmit në Londër?<br /> 
Autori i dyshuar i sulmit në Londër sipas mediave është Abu Izzadeen, një qytetar britanik 42 vjeç, lindur në 18 prill 1975 në Hackney, në një familje të krishterë në lindje të Londrës dhe me origjinë nga Xhamajka.
 
Ai ishte zëdhënës i organizatës terroriste  Al Ghurabaa, një matricë islamike e cila që nga viti 2006 bën pjesë në listën e organizatave të rrezikshme.
 
Ai shquhej si një element radikal i cili propagandonte islamin, justifikonte terrorizimin si pjesë të mësimeve të Profetit. Terroristi Abu Izzadeen, pjesë e organizatës terroriste Al Ghurabaa është dënuar dy herë.
 
Fillimisht ai u dënua për mbledhje të fondeve për terroristët dhe në muajt e fundit u lirua me kusht që të mos largohej nga vendi, por u largua në Hungari me pasaportë false.
 
Është arrestuar në Hungari duke tentuar që të shkonte në Siri, ndërsa kur policia i kërkoi ID ai i dha Kuranin, ndërkohë që kishte pasaportë të falsifikuar, më pas u ekstradua në Britani dhe u dënua sërish.
 
Abu Izzadeen ka qenë një prej njerëzve që ka radikalizuar qindra të rinj në Londër, ka lidhje me botën ekstremiste. 

I njohur ndryshe si Trevor Brooks, shkruajnë mediat, ai njihej nga inteligjenca britanike që nga viti 2006 si një predikues i urrejtjes, ndërsa në vitin 2015 ai humbi gjurmët.
 
Por, ndonëse në mediat ndërkombëtare qarkullon emri i Abu Izzadeen si autor i ngjarjes, janë po të përditshmet që ngrenë shumë pikëpyetje rreth identifikimit të agresorit.
 
Sipas disa prej tyre të cilat citojnë disa burime Izzadeen nuk është autori i dyshuar pasi ai ndodhet në burg. E në kushte të tilla raportojnë të përditshmet ai nuk mund të jetë vrasësi identiteti i të cilit është ende mister.


dy.b/e.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë