Dyshimet e Patozit për arratisjen
e policëve: A e kuptoi opozita?

Dyshimet e Patozit për arratisjen<br />e policëve: A e kuptoi opozita?<br>
Përmes një postimi të sotëm në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili garoi me Lulzim Bashën në zgjedhjet e fundit të PD-së për kreun e kësaj partie, ka ngritur dyshime të forta lidhur me arratisjen e tre ish-punonjësve të lartë të Policisë në kuadër të dosjes “Habilaj”, duke nënkuptuar se ata mund të kenë ikur për të fshehur atë që dinë për eprorët e tyre në qeveri. Por ai i ngre një pyetje opozitës lidhur me mesazhin që del nga ky akt i policëve.

Në postimin e tij Astrit Patozi shkruan:

ARRATISJA FLET MË SHUMË SE ÇDO ARRESTIM

Janë tre ish-drejtues të lartë policie, të cilët prej ditësh po i fshihen drejtësisë, pasi prokuroria u preu fletë-arrestet për lidhje me krimin e organizuar.

Kam frikë se po të kishin qenë trafikantë droge në vend të tyre, të paktën njeri do të ishte dorëzuar vetë, për të mos e komplikuar më shumë pozitën e vet juridike.

Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë dilemë publike se çfarë është tamam shteti dhe "policia që duam" e Edi Ramës.

Ndaj nuk e po e marr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i Prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të "Rilindjes" kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Sigurisht, arrestimi i tyre mund të ketë vlerë për drejtësinë dhe për të ndriçuar plotësisht të vërtetën e shkallës së implikimit të tyre.

Por politikisht, ata kanë kryer punë, madje e kanë bërë me shumë devocion këtë gjë.

Sepse i bie që të kenë marrë mbi shpinë edhe më shumë se veprat për të cilat i akuzon zyrtarisht prokuroria.

Për këtë arsye ikja e tyre sot flet më shumë se çdo deponim i mundshëm përballë prokurorit dhe gjykatësit, sado të zhvilluar që ta kemi fantazinë.

Por uroj shumë që këtë ta kuptojnë edhe udhëheqësit zyrtarë të opozitës.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi