Dyshimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale/SHBA mbyll hetimet

Dyshimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale/SHBA mbyll hetimet

Donald Trump, presidenti i SHBA-së dhe homologu rus Vladimir Putin

Hetimi për dyshimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjes presidenciale amerikane të vitit 2016, ka përfunduar. Prokurori i përgjithshëm Bill Barr po përgatitet të njoftojnë javën e ardhshme se prokurori i posaçëm Robert Mueller i ka dorëzuar raportin përfundimtar së bashku me një përmbledhje sekrete, për të cilën kreu i Departamentit të Drejtësisë, do të vendosë nëse do t’ia paraqesë Kongresit. Rrjeti amerikan raporton se përgatitjet e fundit janë treguesi më i qartë se prokurori Mueller i ka dhënë fund hetimit që zgjati për mbi dy vjet.

Megjithatë, koha për ta bërë këtë njoftim mund të ndryshojë, së bashku me atë se çfarë do t’i paraqesë Kongresit Prokurori i Përgjithshëm. Më herët Prokuroi i Përgjithshëm Bill Barr ka deklaruar se dëshiron të jetë sa më “transparent” që të jetë e mundur me Kongresin dhe publikun. Presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht bashkëpunimin me Rusinë dhe e ka quajtur hetimin si një “gjueti shtrigash”. Moska gjithashtu ka mohuar çdo ndërhyrje. Deri tani, 34 veta dhe tre kompani kanë pranuar akuzat, janë paditur ose po hetohen, duke përfshirë disa ish-këshilltarë të Trump-it.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren