Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vjeçar dhe ka nisur hetimet ndaj djalit të tij 26-vjeçar, pas një operacioni kundër kontrabandimit të mallrave dhe medikamenteve mjekësore.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.
Po ashtu Policia bën të ditur se janë sekuestruar medikamentet mjekësore, ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë/Goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Tregtonin në Vlorë, mallra që dyshohet se i kontrabandonin nga Italia, vihet në pranga 53-vjeçari, procedohet penalisht djali i tij.
53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.
Sekuestrohen medikamentet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Shtetasi P. Ç. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekësore dhe celularë) të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Komente












