Dyshimet për trashëgiminë, paguan
shokun 10 000 € për të vrarë babanë

ITALI – Ai kishte paguar një mik për të vrarë babanë e tij të moshuar pasi i druhej faktit se nuk do të trashëgonte asnjë pasur prej tij. Por, plani i Rinaldo Costa nuk shkon ashtu siç ai e kishte parashikuar.

 80-vjeçari Renato Costa, një ish-punëtorë i hekurudhës do të vritej nga Andrea Invincibile, pasi ishte paguar 10 mijë euro nga djali i tij. Ngjarja ka ndodhur në Savona, ku në pranga ka përfunduar Rinaldo Costa dhe Andrea Invincibile.

Autori i planit kishte frikë se babai i tij do t’ia linte pasurinë një gruaje nga Mauritania, me të cilën bashkëjetont.

Sipas policisë, Invincibile hyri në shtëpinë e 80-vjeçarit dhe në tentativë për ta vratë të moshuarin ata nisën të përlesheshin.

costa
(Në foto: Renato Costa)

80-vjeçari arriti t’i hiqte maskën atentatorit dhe të bënte që ai të largohej pa ia arritur qëllimit.

Djali i të moshuarit ka rrëfyer në polici se ai nuk donte që pasuria e babait të përfundonte në duart e partneres së tij.

Pak para ngjarjes, 80-vjeçari tregon se ai bashkë me bashkëjetuesen dhe djalin e tij kishin ngrënë mëngjes së bashku dhe para se djali tij të largohej edhe e kishte puthur.

te arrestuarit
(Në foto: Nga e majta Rinaldo Costa dhe Andrea Invincibile)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati