Një 31-vjeçare, e identifikuar si Malvina Xhido nga Durrësi, është arrestuar nga policia për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e saj i është gjetur një armë zjarri pistoletë  tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.  Kontrolli në shtëpi iu bë sepse dyshohej se kishte vjedhur një sasi parash në shtëpinë e shoqes së saj.  Malvina Xhido u prangos me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, dhe Edmond Brahaj, 35 vjeç, mik i Xhidos, i cili u gjet në banesën e saj, gjatë kontrollit të Policisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.