TIRANE - Një 75-vjeçare me iniciale është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin poshtë urës së Babrroit. Sipas policisë në trupin e viktimës me iniciale A.B nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkaq ngjarje dyshohet të jetë aksidentale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj!
"Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht", njofton policia.
Komente








