VLORE-Një pako me eksploziv e lidhur me një telefon celular iu vendos mesditën e sotme përkthyeses ligjore Eleni Zhupa pranë derës së zyrës, e cila ndodhet në një godinë në katin e dytë pranë gjykatës së rrethit të Vlorës në lagjen "Hajro Çakërri".

Policia pas njoftimit në orën 14:15 rrethoi zonën dhe largoi të gjithë personat nga godina, ndërsa rreth orës 18:15 mbërritën forcat e xhenios nga Tirana që bënë bllokimin e valëve të telefonit duke e çaktivizuar dhe sekuestruar.

Sipas burimeve nga policia në pako kishte 200 gr lënë eksplozive që ishte bërë gati për t'u shpërthyer me telekomandë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka shoqëruar disa persona për t'i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Pakoja e eksplozivit

Foto nga vendi i ngjarjes