Një shqiptar është dëbuar nga Italia, për shkak se dyshohet se ka lidhje me grupet ekstremiste pro ISIS. Bëhet fjalë për Shaban Caca, 33 vjeç, i cili prej 14 vitesh banonte në Padova.
Sipas mediave italiane, Shaban Caca mbante lidhje me imamë radikalë të arrestuar në Kosovë dhe së fundmi kishte publikuar në rrjetin social “Facebook” krahas ideologjive me natyrë xhihadiste islamike e anti-perëndimore dhe komentet mbi sulmet e ndodhura së fundmi në Francë, edhe mesazhe kundër festave të fundvitit.
33-vjeçari shqiptar është marrë nga shtëpia, është transferuar në staconin e policisë dhe më pas është dëbuar e shoqëruar në Tiranë, me një fluturim nga aeroporti 'Malpensa' në Milano. Lajmi është bërë i ditur nga vet Ministria e Brendshme Italiane, e cila ka vendosur që Shaban Caca të mos lejohet të hyjë brenda territorit italian për dhjetë vitet e ardhshme.
Lidhur me këtë rast ka komentuar edhe vet ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. “Nuk ka hapësirë për ata që duan të sjellin luftë në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.
Sa i takon Shaban Cacës, i kontaktuar nga media italiane “Il Mattino”, është shprehur se ndonëse është mysliman dhe frekuentonte xhamitë, kurrë nuk ka pasur probleme me drejtësinë. “Asnjëherë nuk kam promovuar asgjë anti-perëndimore. Më keqtrajtuan dhe shkatërruan jetën time. Dua të shkoj përsëri në Padova”, ka thënë ai përmes një telefonate nga shtëpia e tij në Kavajë.
Momentalisht, avokati i tij nga Padova, Fabio Targa është duke u përgatitur për apelim të vendimit. Sakaq, policia italiane ka sinjalizuar si person të rrezikshëm edhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.
Po sipas mediave italiane, bëhet e ditur se ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare. Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk e ka të drejtën e mbajtjes së statusit së azilkërkuesit, edhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga terrori italian.
me ata ishte dhe Kakani....
Përgjigjujane kaq shume shqiptare ne Italy ti ishe me I pafajshmi. eshte shume here me mire "te shkaterrohet" jeta jote sesa te shkaterrosh ti shume jete te tyre. bota islame eshte e madhe do gjendet nje vend per ty....
PërgjigjuIk o Shabono ik se nuk je per europe dhe shqiperi ti. Nuk i vjen njeriu krq per trushplaret.
PërgjigjuKy eshte shqipfoles palestinez
PërgjigjuJan debila pa tru ose te financuar nga grupe antishqiptare per te na diskretitu,shqiptaret jan shquar per fetar tolerant dhe jo te ketyre rrymave.Qeveria Shqiptare duhet te nxjerr te jashtligjshem sektet e vehabive e selafive dhe deshmitaret e jehovait dhe ndoshta sdo kemi keto probleme.Per mjekrrodhin pse han buken e italianeve qe ste pelqein shko dhe jep kontribut te shtetet qe praktikojn sektin tend, se mos del nga Turqia se atje te sistemon mir Erdogani si po i sistemon ne Siri. Tung
PërgjigjuKy besimtari mund ta praktikoje fene e tij edhe ne arabine saudite duke jetuar atje pergjithmone!Pse jeton ne nje vend te krishtere?
PërgjigjuEdhe ne kulturen tone miku eshte i nderuar dhe i respektuar, por ne shtepine ku bujt do sillet sipas rregullave dhe normave te te zotit. Keshtu qe ato qe ndjen, beson dhe mendon s'duhet t'i shperfaqesh tek shtepia e tjetrit kur e di mire qe ai nuk ndan te njejtat bindje me te tuat. Edhe ne Shqiperi jeni minorance qe praktikoni fene sipas dokeve arabe, por kjo toke ju ka lindur e shoqeria s'ju debon dot gjekundi. Thjesht penalizoni veten duke i mbyllur vetes shume dyer qe do ju zgjeronin horizonte diturie, kualifikimi dhe rrisnin mireqenien per familjen.
PërgjigjuITALIA ËSHTË TREGUAR SHUME E MIRE, SE NË VENDE TË TJERA TË RRASIN NË BURG PËR NXITJE URREJTJE FETARE. EUROPA TË JEP MUNDESIN ME PUNU ME U SHKOLLU DHE NË FUND JA KTHEN NDERIN ME EKSTREMIZEM. KATOLIKËT NUK SHKOJN NË VENDE ISLAME ME JU TREGU FEN E KRISHTERE, SE TE VRASIN OSE TE FUSIN NE BURG, PRA, EDHE MYSLIMANET TE TREGOJN RRESPEKT PER FETË E TJERA PËRNDRYSHE TË SHKOJN NGA KAN ARDHUR EDHE ARABIA SAUDITE PO LEJON NDËRTIMIN E KISHAVE PO LEJON GRATË ME NGA MAKINEN PRA PO HAPEN SI SHOQERIT PERINDIMORE KURSE CA SHQIPTARET PO NGELIN NRBAPA SI NE MESJETE